spacer
spacer

  Praktika - Online
Praktika nė Shqipėri pėr studentėt shqiptarė nė perėndim
Internships in Albania for Albanian students abroad

Search
 
header logo Praktika 2005
shqip
aktuale
projekti
shko tek praktikat
si tė aplikosh
apliko online
kontakt
FAQ
modele CV-je
english
the project
internships
online application
links
contact
supporters

partners
gtz.gif
kalo2.gif
 
aktuale

Praktika 2006 - "Back for a Better Future"
30.05.06

Image
Image
Vitet e fundit, numri i studenteve shqiptare qe studiojne jashte Atdheut eshte rritur ne menyre te konsiderueshme. Cdo vit rreth 3000 studente shqiptare vendosin te vazhdojne studimet jashte Shqiperise. Numri i pergjithshem i studenteve shqiptare qe studiojne jashte shtetit mendohet te jete rreth 25000, te shperndare kryesisht ne Europen Perendimore dhe Amerike.

Ne baze te statistikave te mbledhura nga Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent”, vetem 28% e tyre mendojne te rikthehen ne Shqiperi pas studimeve. Ky fenomen perben edhe nje nder shkaqet e gjendjes aktuale te vendit. Rikthimi masiv dhe aplikimi i dijeve te tyre ne vendin e origjines, do t’i jepte padyshim nje shtyse te jashtezakonshme zhvillimit ekonomik, politik e social ne Shqiperi, si dhe futjes se nje mentaliteti te ri, perendimor ne shoqerine shqiptare.


Per kete arsye, Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent” organizon kete vit  me mbeshtetjen e Ambasades Gjermane ne Shqiperi ne kuader te Paktikt te Stabilitetit projektin “Kthim per nje te ardhme me te mire” (“Back for a Better Future”). Ky projekt organizohet pas suksesit te vitit te kaluar te projekteve “Praktika 2005” dhe workshop-it “Kthimi ne Shqiperi, nje sfide per te gjithe ata qe studiojne jashte”. Projekti i ketij viti, duke ndjekur vazhdimesine e vitit te kaluar, synon t’u jape mundesine me shume se 50 studenteve shqiptare qe studiojne jashte Shqiperise, te kryejne praktike nje apo disa mujore prane institucioneve shteterore e kompanive me te medha private ne vend. Kjo praktike do t’u sherbeje atyre per t’u njohur nga afer me realitetin e kushtet e punes ne Shqiperi, si dhe per krijimin e kontakteve me punedhenesit, qofte per nje rikthim te mundshem pas perfundimit te studimeve qofte dhe per te vene lidhje e baza te shendosha bashkepunimi ne rast punesimi e jetese jashte Atdheut. Gjithashtu nje nga synimet paresore te ketij projekti eshte dhe terheqja e vemendjes se firmave e kompanive shqiptare ndaj studenteve jashte e potencialit qe ata paraqesin.

Per kete iniciative duhen falenderuar edhe institucionet shteterore e kompanite private per mbeshtetjen dhe gatishmerine e ofruar per zhvillimin e. ketij projekti. Vlen te theksohet se ky eshte nje fakt tjeter qe tregon mundesite e medha per kthim te studenteve shqiptare ne Shqiperi pas mbarimit te studimeve.

Per cdo informacion te metejshem mund te vizitoni faqet e internetit www.praktika-online.com dhe www.albstudent.net.

Stafi i Projektit.

 

spacer
lista elektronike
mailinglist
organizatorė
anketim - poll
Cilat lloje praktikash do t'ju interesonin
  
Do te ktheheshit ne Shqiperi mbas studimeve?
  

 
spacer