|
Albstudent Workshop: 28-30 gusht 2006, Tiranë |
|
26.07.06 |
|
Aktualisht mbi 25000 studentë shqiptarë ndjekin studimet në Europë e Amerikë. Duke qenë bartës të një know-how bashkëkohor e të një mënyre globale të menduari, këta studentë konsiderohen me të drejtë si një ndër faktorët më shpresëdhënës për gjallërimin dhe shndërrimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të qëndrueshme e të aftë për konkurencë globale. Gjithashtu vlerat perëndimore e europiane që këta studentë përvetësojnë gjatë viteve të studimit do të përbënin një bazë më se të shëndoshë për zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane e perëndimore. Sidoqoftë, mungesa e strukturave dhe e politikave konsekuente për nxitjen e kthimit të tyre si dhe mungesa kontakteve të qëndrueshme me firma e institucione shtetërore bëjnë që vetëm rreth 28% e tyre të dëshirojnë të kthehen në Shqipëri për të punuar qoftë edhe për pak vite pas diplomimit të tyre.
Në këtë sfond, pas realizimit të suksesshem të projekteve "Praktika 2005", „Praktika 2006“ dhe Workshopit „Kthim ne Shqipëri një sfidë për të gjithë ata që studiojnë jashtë“ , Albstudent organizon në të njëjtën vazhdë, mbështetur nga Ambasada Gjermane në kuadër të Paktit të Stabilitetit, workshopin 3 ditor me titull "Mundësitë e punësimit dhe karrierës në Shqipëri" nga 28-30 gusht në ambientet e “Chateau Linza” në Tiranë. më shumë |