|
1. Jam nga Kosova/Maqedonia studioj jashte Shqiperise, a mund te aplikoj dhe une? Praktikat qe ne ndermjetesojme jane te hapura per bashkekombasit nga te gjitha trevat, te cilet studiojne jashte vendit. Sidoqofte perzgjedhja e fituesve behet nga vete institucionet/firmat si dhe shpenzimet ne Shqiperi duhet te perballohen privatisht. 2. Jam student i nje dege per te cilen nuk ka vende praktike, a do te kete me vone?
Ne te tilla raste eshte gjithmone e keshillueshme te vizitoni vazhdimisht faqen tone te internetit www.albstudent.net dhe www.praktika-online.com pasi ne keto dy faqe vazhdimisht do te publikohen mundesite e reja per praktika. E keshillueshme do te ishte regjistrimi tek lista e organizates tone Albstudent.
3. A do te perseritet ky projekt vitin qe vjen?
Duke pasur parasysh kerkesat e medha qe na kane ardhur dhe gjithashtu edhe rendesine e ketij projekti, aktualisht Albstudent po punon per realizimin e projektit dhe vitin tjeter. 4. Dua te kryej nje praktike ne gusht por do te vi me date 3 gusht keshtu qe mund te filloje vetem me date 4 praktiken, a mund te aplikoj dhe a ka problem? Ne te tilla raste jane vete firmat dhe institucionet perkatese te cilat japin verdiktin e fundit. Megjithate, nga eksperianca e vitit te kaluar mund te themi se ne disa raste ka pasur tolerime te tilla. Ne qofte se jeni ne dijeni te nje vonese te tille qe ne momentet e procesit te aplikimit eshte e keshillueshme te na e beni te ditur kete fakt. 5. Nuk arrij te kompletoj aplikimin sepse me rezulton qe nuk i kam mbushur te gjitha fushat, nderkohe qe une i kam kompletuar?
Kini kujdes kur bashkangjisni CV-ne tuaj ! Kryesisht problemet kane lindur nga dorezimi i Curriculum Vitae. CV-ja duhet te jete patjeter e tipit Word dhe nuk duhet te kaloje madhesine prej 200 kByte. Gjithashtu duhet te beni kujdes tek permbushja me perpikmeri e te gjitha pikave te cilesuara si "Te detyrueshme" 6. A paguhen praktikat?
Per cdo praktike mund te shikohet pershkrimi i te gjitha detajeve midis se cilave edhe ai i mundesise se pageses. 7. Kur aplikoj fjala semester kujt i korrespondon? Semestri eshte gjysma e nje viti shkollor. Nese jeni p.sh. ne fund te vitit te trete, do te thote qe keni kryer 6 semestra. 8. Une studioj nje dege te vecante a mund te me siguroni nje vend praktike prane nje institucioni te vecante. Ne jemi te gatshem per gjetjen e vendeve te tilla. Do te na ndihmonit shume nese na sugjeroni dhe vendin ku ju intereson praktika dhe nese eshte e mundur dhe adresat per te kontaktuar. 9. Dua te kryej praktiken prane nje firme private apo OJF te cilet i njoh personalisht, a mund te inkuadrohem ne projektin tuaj? Me kenaqesi, mjafton te na vini ne kontakt me firmen apo OJF qe ju intereson. 10. Aplikimi pėr njė vend praktike ėshtė i mundur vetėm per studentet qe jane ne proces studimi, apo edhe per individe qe kane mbaruar studimet e larta ne kohe te ndryshme?
Ky projekt perpiqet te perfshije nje game sa me te madhe studentesh dhe te diplomuarish jashte vendit tone. Nese ju jeni nje student apo i diplomuar kohet e fundit ne nje universitet jashte kufijve te vendit tone atehere ju ftojme te aplikoni per nje vend praktike prane insititucionit/firmes prane te ciles ju deshironi te keni nje eksperience pune.
|